Mbi 20 milionë banorë në Kaliforni do të përballen me masa të ashpra kufizuese

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Pjesët më të mëdha të shtetit të Kalifornisë po përballen me masa të reja kufizuese, ndërsa numri i rasteve me COVID-19 po vazhdon të rritet.

Më tepër se gjysma e 40 milionë banorëve do të jenë të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, siç ka njoftuar guvernatori Gavin Newsom të enjten, raporton BBC.

Shumë biznese do të mbyllen, dhe njerëzve do t’u ndalohet takimi me çdokënd jashtë familjes.

Urdhri është dhënë pasi po mbushen repartet intensive në spitale.

Pjesa jugore e shtetit dhe lugina qendrore do të përballen me masa të reja kufizuese nga sot.

San Francisco ka aplikuar masat e veta kufizuese, duke filluar nga e diela. Të tjerat mund të pasojnë brenda pak ditëve.

Masat kanë ardhur pasi SHBA-ja ka raportuar për rekord të rasteve të reja ditore me koronavirus të shtunën – 230 mijë sosh.

Në të njëjtën kohë, ka regjistruar 2527 raste të vdekjes.

Në dy javët e fundit, numri i të vdekurve gjatë ditës në SHBA ka qenë në më tepër se 2000, ngjashëm me ditët e para të pandemisë.

Rritja e numrit mund të jetë edhe pjesërisht për shkak të festave të Falënderimeve, ku miliona amerikanë udhëtuan nëpër vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme