Të paktën pesë persona vdesin nga zjarret në Kaliforni

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Të paktën pesë persona kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë dhe kanë detyruar qindra të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Tri zjarre të mëdha përshkuan male dhe zona rurale në San Fransisko dhe Kaliforninë qendrore.

Qindra shtëpi janë rrezikuar nga flakët e zjarreve, derisa shumë prej tyre janë shkaktuar nga goditjet e rrufeve këtë javë. Disa nga zjarret janë rritur për dy herë më shumë nga madhësia, raporton AP.

Afër 50,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga këto zona.

Zjarret kanë shkatërruar të paktën 175 ndërtesa, duke përfshirë shtëpi ndërsa ekziston rreziku edhe për të tjera, transmeton KOHA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme