Dhjetëra persona të vdekur nga zjarri në Daka

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh, që ka përfshirë një ndërtesë në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka.

Shtatëdhjetë persona janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve për BBC-në.

Zjarrfikësit tani është thënë të kenë hyrë në ndërtesë, pasi zjarri është vënë nën kontroll.

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi dhjetëra persona besohet se kanë mbetur të bllokuar në ndërtesën 19-katëshe.

Incidentet me zjarre janë të shpeshta në Bangladesh, për shkak të kushteve të rënda nëpër ndërtesat e këtij shteti.

Qindra persona kanë vdekur si pasojë e këtij lloji të incidenteve vetëm vitin e fundit në këtë shtet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme