Më shumë se 60 perona janë lënduar, shumë prej tyre policë, në përleshjet me protestuesit në Lesbos dhe Chios lidhur me planet për ndërtimin e kampeve të reja emigrantësh.
Protestat u intensifikuan në tre vendet e Lesbos, në Grqi, ku do të ndërtohen qendrat.
Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për qetësi dhe do të takohet me guvernatorin rajonal dhe kryetarët e zonave për të diskutuar lidhur me krizën.
Disa policë u lënduan edhe në Chios.
Autoritetet në Athinë janë zotuar të ndërtojnë qendra të reja për të zëvendësuar objektet e mbipopulluara në Lesbos, Samos, Chios, Leros dhe Kos.
Qeveria planifikon ta ulë numrin e migrantëve në ishuj nga 42,000 në 20,000.