Dhjetëra të vdekur nga incidenti hekurudhor në Pakistan.
Ministri i Shëndetësisë së Pakistanit, Yasmin Rashid tha se nga incidenti u plagosën më shumë se 40 persona.
Autoritetet thonë se zjarri shpërtheu pasi disa nga pasagjerët ishin duke përgatitur mëngjesin në stufat e gazit që i kishin sjellë në bord të trenit, duke shkelur rregullat.
Trupat e ushtrisë, si dhe mjekët janë dërguar gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në operacion.
Rrjeti hekurudhor i Pakistanit është në gjendje të keqe për shkak të investimeve të pakta dhe mirëmbajtjes së dobët.
Në muajin korrik njëmbëdhjetë njerëz u vranë në një aksident hekurudhor, dhe katër të tjerë në muajin shtator, njoftoi Reuters.