Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së në kaos pasi Kevin McCarthy nuk arriti të bëhet kryetar

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Në një ditë drame politike që nuk është parë në Kongres për një shekull, udhëheqësi republikan Kevin McCarthy, dështoi vazhdimisht në përpjekjen e tij për t’u zgjedhur Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhoma e Përfaqësuesve mbeti pa një kryetar të martën mbrëma, hera e parë që nga viti 1923, ata nuk arritën të zgjidhnin një udhëheqës pas votimit të raundit të parë.

Fillimi i një Kongresi të ri supozohej të ishte një fitore për Partinë Republikane, pasi ajo mori kontrollin e dhomës pas zgjedhjeve të nëntorit. Në vend të kësaj, McCarthy u përball me një kundërshtim brenda partisë që i përket.

Kongresmeni nga Kalifornia ka humbur në tre votime radhazi deri më tani dhe është e paqartë se cila mund të jetë rruga e tij drejt fitores kur Dhoma të mërkurën sërish do të nisë çdo gjë nga e para në zgjedhjen e drejtuesit të ri. Ata do të vazhdojnë të votojnë derisa dikush të fitojë shumicën.

Edhe nëse  McCarthy gjen një mënyrë për të fituar, analistët paralajmërojnë, trazira në Dhomën e Përfaqësuesve, ata mendojnë se për dy vjet republikanët do të jenë të trazuar dhe të djathtit, demokratët, do të jenë në luftë me njëri-tjetrin.

Republikanët fituan ngushtë kontrollin e Dhomës në nëntor, kështu që McCarthy kishte vetëm pak vota në përpjekjen e tij për t’u bërë kryetar. Kjo lejoi një grup konservatorësh të bashkoheshin për të kundërshtuar emërimin e tij, shkruan BBC.

Të ngjashme