Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar edhe një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me çka mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për Kooperativën Bujqësore (KB) “Bibaj”, me seli në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë KB, ndërsa Dhoma e Posaçme përmes Aktvendimit e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në e lartcekur.
Raporti Përfundimtar sipas procedurave është postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt AKP do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç edhe parashihet me Ligjin e AKP-së.