Dhoma e Posaçme lejon likuidimin e kooperativës bujqësore “Gaçka”

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 15:01 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AJP) njofton se ka pranuar një aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me çka mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për Kooperativën Bujqësore “Gaçkë”, me seli në Gaçkë të Ferizajt.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë KB, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes Aktvendimit e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në e lartcekur.

Raporti Përfundimtar është postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org).

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgojë institucioneve relevante ashtu siç parashihet me Ligjin për AKP-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme