Dhoma e Posaçme ndalon shitjen e njësisë “Agrokultura-Toka”

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 17:17 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Asetin “Agrokultura Toka” në Malishevë, pronë në komunën e Gjilanit.

Kjo njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 35, me numër rendor 08, e cila do të mbahet më 6 shtator 2017.

Por, tërheqja nga tenderi është bërë në bazë të Aktvendimit të pranuar për masën e përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, me çka AKP-së i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi juridik që lidhet me privatizimin e kësaj ngastre kadastrale derisa Dhoma e Posaçme të marrë vendimin përfundimtar për këtë lëndë.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 35 tani përfshinë 64 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Afati i fundit i parakualifikim për këto asete është caktuar data 30 gusht 2017, ndërsa dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 06 shtator 2017, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme