DHSK: Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë

Prishtinë | 18 Dhj 2024 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ismet Bahtijari e ka pranuar fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza.

“Marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka z. Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”.

“Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi”.

“Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore”,thuhet në njoftim.

Poashtu, sot edhe Haxhi Shala është deklaruar fajtor lidhur me pranimin e fajësisë.

Të ngjashme