DHTIK – Qeverisë: Krijoni oferta konkrete

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) përmes një kërkese zyrtare kërkon nga Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të krijojnë një ofertë konkrete për të investuar në Kosovë në mënyrë që të hapet mundësia e tërheqjes së investimeve.

DHTIK njofton se mungesa e kësaj oferte po shtynë investitorët potencial si vendor ashtu dhe të huaj që mos të investojnë në Kosovë në nivelin e mundësive që i kanë si dhe të shohin mundësitë për të investuar në vendet e rajonit.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) përmes një kërkese zyrtare kërkon nga Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të krijojnë një ofertë konkrete për të investuar në Kosovë në mënyrë që të hapet mundësia e tërheqjes së investimeve. Mungesa e kësaj oferte po shtynë investitorët potencial si vendor ashtu dhe të huaj që mos të investojnë në Kosovë në nivelin e mundësive që i kanë si dhe të shohin mundësitë për të investuar në vendet e rajonit. Krijimi i kësaj oferte dhe përmirësimi i politikave fiskale si dhe ndryshimet në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në përputhje me kërkesën e tregut duke përfshirë edhe përkrahje për bizneset nga Qeveria, për të tejkaluar gjendjen në të cilën jemi konsiderojmë se do të ulte në mënyrë drastike migrimin dhe do të rriste investimet brenda vendit”, thuhet në komunikatë.

Më tej, thuhet se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ripërsërit kërkesën për rritje të bashkëpunimit në mes të sektorit privat, konkretisht bizneseve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme