Një grua nga Prizreni është dashur të shkojë në spital për të kuruar plagët e marra nga sulmi që i shkaktoi bashkëshorti i saj.
Policia ka njoftuar përmes raportit të rregullt se viktima u sulmua nga bashkëshorti të premten, rreth orës 16:00.
Sulmuesi, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësim në shoqërinë kosovare.
Raportime janë jo të rralla për këtë fenomen në Kosovë.