Policia e Kosovës njoftoi për një rast dhune në familje në kryeqytet.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vajzën e saj është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.