Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, nesër protestë edhe në Tiranë

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Nesër nga ora 18:30, në sheshin “Nëna Terezë” në Tirane, do të mbahet protestë lidhur me rastin e 11-vjeçares që u dhunua të shtunën në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Ajo në një postim në Instagram ka shkruar: “Nesër ora 18:30 te SHESHI NENA TEREZE. VAJZA/ FEMRA/ GRUAJA është nderi jonë/ jo lodër e juaja”.

Deri tash për dhunimin e 11-vjeçares janë arrestuar katër persona, tre prej tyre të mitur, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa i pesti është duke u intervistuar në stacionin policor.

Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë, ndërsa pritet të mbahet edhe një nesër.

Të ngjashme