E dërgon në Motel, pastaj e dhunon. Kështu pësoi një femër dje në Kamenicë nga një mashkull i cili më pas u arrestua nga Policia e Kosovës.
Detajet i ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Sipas Policisë i dyshari me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.