Policia e Shkodrës vuri në pranga një 41-vjeçar pasi akuzohet për kanosje dhe dhunë në familje.
Në pranga u vu shtetasi K. Z. 41 vjeç, i cili me anë të thikës kanosi bashkëshorten e tij.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe”, thuhet në njoftimin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.