Një person gjatë ditës së djeshme është arrestuar dhe më pas është liruar pasi kishte keqpërdrur seksualisht një të mitur të moshës 16-vjeçare.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kratina Lesak të komunës së Mitrovicës rreth orës 14:00, thuhet në raportin e policisë.
“Fsh. Kratina Lesak, Mitrovicë 07.08.2018 – 14:00. Lidhur me rastin me datë, 08.08.2018, njësia Policore ka shoqëruar të dyshuarin mashkull K/serb, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, kurse rasti mbetet të hetohet nga Policia”, thuhet në raportin e policisë.