Shpesh ndodh që në estradë të krijohen miqësi të ndryshme, të cilat me apo pa dashje tërheqin vëmendjen e publikut.
Këngëtarët Dhurata Ahmetaj dhe Yll Limani janë ndër këngëtarët më të pëlqyer të skenës, të cilët njëherësh ruajnë edhe një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.
E kjo miqësi duket se ka rrëmbyer më shumë vëmendjen e publikut, të cilët kanë zgjuar kureshtje rreth raporteve mes tyre.
Disa media aluduan sot (e shtunë) se mes dyshes ka nisur një lidhje e re, e që në fakt del të mos jetë një lajm i vërtetë.
Telegrafi ka kontaktuar me vetë artistët në fjalë, të cilët e kanë mohuar këtë fakt, duke thënë se mes tyre s’ka asgjë tjetër veçse një miqësi shumë të mirë dhe të sinqertë.
“Unë Yllin e kam shok shumë të mirë edhe bashkëpunëtor shumë të mirë gjithashtu, mes nesh nuk ka asgjë më tepër se kaq”, ka thënë Dhurata Ahmetaj për Telegrafin.
Njëjtë është përgjigjur edhe Yll Limani gjatë bisedës, duke mohuar kategorikisht një lajm të tillë të cilin e sheh edhe si zhurmë të panevojshme në media.
“Jo, nuk ka asgjë mes nesh veçse një miqësi të mirë. Nuk e kisha fsheh kurrë një lidhje në qoftë se do ishte e vërtetë, sepse thjeshtë nuk do të kisha nevojë”, tha Yll Limani.
Ndryshe, dyshja janë shfaqur pak më shpesh kohëve të fundit në rrjetet sociale, e që mesa duket ekspozimi në Instagram bëri që “viktimat” e thashethemeve kësaj radhe të jenë vet ata.
Sidoqoftë, pjesa më e rëndësishme mbetet fakti që Dhurata dhe Ylli në tërë këto kanë arritur të ruajnë një miqësi shumë të mirë mes vete.