“Dhuro dashni, jo dhunë”, kampanjë që synon mbledhjen e ndihmave për viktimat e dhunës në familje

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Kampanja “Dhuro dashni, jo dhunë” përmes një komunikate kanë shkruar se që nga fillimi i masave të bllokimit si masë parandaluese nga covid-19 është rrit edhe dhuna në familje.

Komunikata e plotë:

Dhuna në familje është rritur që nga fillimi i masave të bllokimit në përgjigje të Covid-19. Numri i grave dhe fëmijëve që kërkojnë ndihmë institucionale është rritur ndjeshëm. Veçanërisht strehimoret e viktimave të dhunës në familje në Kosovë kanë nevojë të madhe për ndihmë shtesë financiare me qëllim që të sigurojnë strehim, mbështetje emocionale, siguri, ushqim dhe rroba për gratë dhe fëmijët.

#DhuroDashni është kampanjë e TLP Alumni Association përmes së cilës synojmë të mbledhim mjete për të u ndihmuar viktimave të dhunës në familje dhe të u tregojmë që nuk janë vetëm.

Secili nga ne meriton të ketë një jetë me dinjitet. Le të solidarizohemi të gjithë dhe të shprehim dashurinë tonë duke ju ndihmuar.

Ju lutem shpërndajeni këtë postim dhe ndihmoni në https://www.gofundme.com/f/give-love-dhuro-dashni.

Të gjitha mjetet e grumbulluara do të ndahen për tetë strehimoret e viktimave të dhunës në familje në Kosovë


Të ngjashme