Komuniteti Lokal për Siguri Publike- Qendra Prishtinë kanë organizuar një Aktivitet humanitar në shenjë të festave të fundvitit për fëmijët e familjeve në nevojë, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komunitetit lokal, Violeta Hasani tha që në kuadër të këtij aktiviteti ne po shpërndajnë mbi 60 dhurata për fëmijët.
“Jemi të lumtur që po organizojmë këtë aktivitet dhe po dhurojmë këto dhurata” u shpreh Hasani.
Slavica Mekiç, qytetare nga komuniteti serb tha që jemi të lumtur që po shpërndahen këto dhurata.
“Po si nuk jemi të lumtur sepse me këto dhurata po gëzohen fëmijë”, tha Mekiç.