Filloi kampanja #njëdhuratëpërfëmijët që janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 15:44 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oranizata studentore “Reforma” ndezi dritat për nder të Vitit të Ri dhe filloi kampanjën #njëdhuratëpërfëmijët në hollin e Fakultetit Filozofik, shkruan EkonomiaOnline.

Ndezja e dritave dhe vendosja e bredhit në holl të fakultetit, njëkohësisht do të shënoj edhe fillimin e kampanjës #njëdhuratpërfëmijët, në kuadër të së cilës studentët do të kenë rastin të sjellin dhurata, të cilat më pastaj do të shpërndahen tek fëmijët që janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe jo vetëm aty.

Dekan i Filozofikut, Dashamir Bërxullli, tha se kemi kënaqësinë që në fakultetin filozofik të ndezim dritat e bredhit të festave të fundvitit.

“Me dëshirën që do të kemi një vit të festave të gëzuar. Ka qenë një vit i vështirë për arsimin universitar. Fakulteti Filozofik bashkë me studentët ka bërë maksimalen, që përvoja gjatë këtij viti të jetë sa më domethënëse mes vështirësive dhe urojmë që këto festa të jenë një ogur i mirë për vitin që vjen, për tejkalimin e pandemisë dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në arsimin e lartë”, deklaroi Bërxulli.

Oktaj Hasani, kryetar i “Reformës”, tha se është një nismë që ka buruar prej studentëve, por që ka gjetë edhe përkrahjen e fakultetit.

“Ideja jonë ka qenë që me mbet diçka, jo vetëm për këtë vit por edhe vitet tjera, sepse ky bredh do të vendoset sot këtu, mirëpo do të shfrytëzohet edhe në vitet tjera nga studentët”, deklaroi Hasani.

Eduart Sopaj, kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik tha se shpreson që së bashku me studentët të bëjnë edhe kampanja të tjera  sa më solidare.

“I falënderoj të gjithë studentët për përkrahjen e kësaj kampanje që në mënyrë solidare të bëjmë diçka për fëmijët të cilët kanë nevojë”, deklaroi Sopaj.

Kampanja do të jetë e hapur deri me datë 27.12.2021.

Të ngjashme