Studentët ishin faktorë kyç në jetësimin e Republikës, promovohet libër për kontributin e tyre

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 12:57 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Libri i autorit Atdhe Hetemit, “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës”, është promovuar në ambientet e Bibliotekës Ndërkombëtare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Shemsi Krasniqi, profesor i Sociologjisë, tha se ky është libri i parë që ofron të dhëna historike mbi lëvizjen studentore në Kosovë.

“Autori i librit është Atdhe Hetemi. Librin ia kushton nënës së tij dhe gjithë studentëve që kanë sakrifikuar për liri. Ky është libri i parë që ofron të dhëna historike mbi lëvizjen shoqërore. Libri ka 6 kapituj, ku flitet për qëllimet e lëvizjeve studentore”.

Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë, tha se qysh para 40 vjet më parë nga studentët brohoritej për Republikë dhe Kushtetutë.

“Teza kryesorë e librit është se këto tri demonstrata ishin kryesore për pavarësimin e Kosovës. Masivizimi i demonstratës dhe shndërrimi i saj në lëvizje të gjerë”.

“Secila nga demonstrata kishte kërkesa të ndryshme, arsim, kushte më të mira. Në të triat u shkri kërkesa për republikë”.

Atdhe Hetemi, autor i librit, tha se ndihet mirë që puna e tij është vlerësuar nga kolegët. Sipas tij, studentët ishin faktorë kyç në jetësimin e Republikës së Kosovës.

“Dua të shpalos arsyet pse kam studiuar këtë tematikë. Ajo çfarë më ka shtyrë ta studiojë historinë është filozofia humane. Për atë mësuarit e historisë ndikon në ngritjen e nivelit të dijes. Si ish-student i UP-së ndjeja përgjegjësi që historia nuk ishte prezantuar ai duhet”.

“Ajo çka më ka bërë të marrë hapa konkret ka qenë gjendja aktuale në UP. Situata e tanishme në UP nuk mund të zgjidhet pa njohuri të thella. Vizioni për republikë është bartur nga njëra gjeneratë në tjetrën prej studentëve. Studentët ishin akterët kyç drejt jetësimit për republikën e Kosovës”.

“Kam përzgjedhur tri lëvizje studentore se besoja se këto ishin tri pikat kyçe në historinë e Kosovës. Pas 6 vitesh hulumtime arrita ta përfundoj këtë libër që i dedikohet UP-së dhe studentëve që kanë sakrifikuar për liri dhe nënës së tij që ka kontribuar në arsim”.

Të ngjashme