Angel Di Maria ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet në Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas spekulohej me largim nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, Di Maria ka insistuar se është i vendosur të mbetet në ”Parc des Princes”.
“A jam i sigurt se dua të mbetem në PSG? Për mua nuk ka dyshime, dua të mbetem”, deklaroi Di Maria për “Le Parisien”
“Por, për klubin nuk e di. Realiteti është se familja ime ndihet mirë dhe unë jam i lumtur në Paris”, përfundoi ai.