Ylli i Paris Saint – Germain, Angel Di Maria është në bisedime me klubin francez për të vazhduar kontratën, por ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.
Me të ardhmen e tij ende të pa qartë në “Parkun e Princave”, “TuttoSport” raporton se Interi ka treguar interesim të hershëm për lojtarin i cili mund të merret si agjent i lirë në verën e viti 2021.
Argjentinasi mund të merret si zëvendësues i Christian Eriksen-it në “Giuseppe Meazza” i cili mund të largohet pas telasheve me trajnerin Antonio Conte.