Diagnoza e vitit 2023: Dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit…

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 22:41 | Nga Besnik Tahiri

Kuvendi i Kosovës përmbylli punimet për këtë vit.

Diagnoza e vitit 2023 është: dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim në procese evropiane, dobësim të shtetit e sovranitetit dhe varfëri gjithandej.

Shumica parlamentare dha gjithçka që temat madhore dhe të cilat kërkojnë lidership të mos ecin asnjë hap.

Komfort zona e 51 përqindëshit punoi ad-hoc, dështoi pa kuorum, i duartrokiti liderit suprem, kaloi ligje kundërkushtetuese pa debat e transparencë, ushtroi presion mbi opozitë dhe kujtoi që do ta qes jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, për t’i grahur drejt autokracisë.

Dështimet gjithnjë u mundua t’i kalojë në heshtje.

Të ngjashme