Komuniteti akademik posaçërisht avokatët brenda kësaj bashkësie sot paraqitën mendime të ndryshme rreth dialogut të brendshëm për Kosovën të iniciuar nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ku pati ide nga “bashkimi i vërtetë i Serbisë dhe Kosovës” deri tek mesazhet se Serbia nuk duhej të bëj më lëshime.
Profesori i së drejtës kushtetuese, Vladan Kutleshiq thotë se, zgjidhja reale është një bashkim i vërtetë i Serbisë dhe Kosovës, duke deklaruar se ky është një model që përfaqëson marrëdhëniet ndërkombëtare të dy shteteve në formën e një bashkimi të vërtetë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Në Serbi sot ka nisur dialogu i brendshëm për Kosovën, transmeton Klan Kosova.