Dialogu e arrestimi i policëve – Të huajt që jetojnë në Kosovë: Të arrihet paqja, Serbia mund t’i eskalojë gjërat

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 14:58 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të huajt që punojnë e jetojnë në Kosovë po e përcjellin me vëmendje gjendjen në Kosovë, sidomos tensionet në veri. Të intervistuar nga Ekonomia Online, të rijnë që vijnë nga shtete të ndryshme thanë se Kosova e Serbia duhet që të arrijnë paqen, e kjo vlerësojnë ata se arrihet vetëm përmes dialogut.

Arrestimi i tre policëve kosovarë nga Policia serbe, sipas tyre është i çuditshëm, madhe pyesin se cila është arsyeja që ata janë arrestuar dhe a ka dyshime se kanë kryer ndonjë vepër penale.

Gurtej Nagpal, që është vjen nga India, tha se dy liderët Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, duhet të takohen dhe të kërkojnë paqen, që mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

Sipas tij, nëse Kurti nuk shkon në takim, Serbia mund t’i eskalojë gjërat.

“Mendoj se të dy liderët duhet të takohen bashkërisht dhe të kërkojnë paqen gjë që besoj se mund të arrihet vetëm përmes dialogut kështuqë do ishte shumë mirë që ai të shkonte dhe ata duhet të flasin për këtë gjë dhe ta zgjidhin në mënyrë paqësore. Nëse Kurti nuk shkon në takim, ndjej se Serbia mund t’i eskalojë gjërat, prandaj besoj se është më mirë nëse Kosova shkon në dialog, të paktën i’a vlen ta provojnë nëse jo më shumë”.

Amerikani Khaled Kazemi, tha se Kosova është një shtet i pavarur dhe njerëzit e Kosovës janë të mrekullueshëm, prandaj edhe askush nuk mund të ndërhyjë në vendimet që merren.

“Mendoj se politika ka të bëjë me shtetin tuaj, por sa i përket sovranitetit të shtetit tuaj çdo shtet duhet të ketë krenarinë e vetë dhe askush nuk guxon të ndërhyjë në të dhe për mua Kosova është një shtet i pavarur dhe njerëzit e Kosovës janë njerëz të mrekullueshëm dhe i kanë të drejtat e tyre për të bërë gjithçka që ata duan dhe askush nuk duhet t’i pengojë ata”.

Edhe një bashkëkombës i Kazemit, tha se nuk e kupton se pse janë arrestuar policët, por pohon se krerët e dy shteteve duhet të takohen.

Ndonëse kërkon shtensionim, ai thonë se me ka dëgjuar situata në veri nuk do të shpie në konflikt më të madh ushtarak, raporton EO.

“Nuk e kuptoj pse policët e Kosovës janë arrestuar por mendoj se ai duhet të shkojë në takim për aq kohë sa ata (dy palët) mund të komunikojnë dhe vazhdojnë të komunikojnë shpresojmë që ata mund t’a zgjidhin këtë situatë dhe mbase mund të më tregosh mua pse ata policë janë arrestuar, ke ndonjë ide apo është thjesht sepse ata e përfaqësojnë Kosovën në territorin e Serbisë”.

“Nëse është një kidnapim apo rrëmbim këta njerëz padyshim duhet të vihen para drejtësisë, por nuk e kuptoj situatën mirë mjaftueshëm për t’ju dhënë juve një opinion të sinqertë. Si një i huaj kam dëgjuar se është një situatë në veri të Kosovës, por do shpresoja se do ju mund të ju jepja një gjykim më të mirë, kritikë më të mirë, opinionin tim, por nga çfarë kam dëgjuar është se situata në veri nuk do të shpie në konflikt më të madh ushtarak”.

Edhe kosovarët po i bëjnë thirrje Kurtit që të shkojë në takim më Vuçiqin. Abdyl Gjonbalaj, tha se Kurti duhet që të punojë për lirimin e tre policëve të arrestuar.

“Negociatat janë një procedurë dhe lirimi i tyre është procedurë tjetër, prandaj duhet të shkojë dhe të ndjekë edhe procedurën për lirimin e tyre. Nuk mund të ndodhë (diçka e madhe nëse kryeministri Kurti nuk shkon në takim) por ai duhet të shkojë”.

Akil Miftari, tha se kreu i Qeverisë ëshët i vetmi që nuk po bënë kompromise dhe po i mbron interesat e vendit.

“Atij (Kurtit) i është hedhur e gjithë bota mbi kokë dhe po mbahet (reziston) shumë mirë. Është i vetmi që nuk po pranon të bëjë kompromise në kosto të popullit. Shpresoj të jetojë sa më gjatë që ta kemi sa më gjatë që të kemi një përfaqësues të dinjitetshëm i cili lufton për interesat e tona si shqiptarë dhe si shtet i Kosovës”.

Kurse Ukë Osmanaj, thotë se Kurti nuk duhet të shkojë në takim me presidentin serb.

“Ai e bënë vlerësimin vetë dhe se a do shkojë apo nuk do shkojë nuk e di, por personalisht mendojë se nuk do duhej të shkonte pa e pasur si kusht lirimin e policëve, dhe pastaj të vendosë”.

Të ngjashme