Ekipet negociatore në dialogun e nivelit të lartë midis Kosovës e Serbisë në të ardhmen do të mund të udhëhiqen nga presidentët, nëse për këtë pajtohen të dy palët.
Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Novosti”, e cila thirret në burime nga Brukseli, transmeton Koha.net.
Formatin e dialogut e përcaktojnë dy palët, deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini,
Siç ka thënë ajo, data e rundit të ardhshëm të dialogut ende nuk është caktuar.
Në Bruksel pritet që tryeza e bisedimeve të aktivizohet posa të formohet qeveria e re e Kosovës, por kjo mund të zgjatet për shumë javë, nëse jo për shumë muaj, pra edhe shtyrja e bisedimeve, shkruan “Novosti”, transmeton Koha.net.