Ekonomia Online
FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit Lajçak-Geoana

Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit Lajçak-Geoana

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, është takuar me Zëvendës -Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana. Lajçak ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. “E mirëprita mundësinë për t’u takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të […]

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, është takuar me Zëvendës -Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana.

Lajçak ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

“E mirëprita mundësinë për t’u takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe ambasadorët, sot për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

I welcomed the opportunity to meet with Deputy Secretary General @Mircea_Geoana and @NATO Ambassadors today to discuss the latest developments in the Western Balkans and the Dialogue. pic.twitter.com/8qhZELwPAC

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 4, 2022

Të ngjashme