“Me dialogun e brendshëm do të arrihet njohje reciproke Serbi-Kosovë”

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 14:27 | Nga

sh-ambasadori amerikan në Serbi, Kameron Munter ka thënë se fillimi i dialogut të brendshëm për Kosovën është një iniciativë e shkëlqyer.

Munter ka shprehur shpresën që ky dialog të jetë i suksesshëm.

“Ky është një vendim shumë i mirëpritur. Mendoj se Serbia dhe Kosova janë të gatshme për të folur rreth të ardhmes në BE”, ka thënë Munter.

Ai vuri në dukje se ndërgjegjes të Institutit Lindje-Perëndim, i cili ka hapur zyrë rajonale në Beograd do të ndihmojë në këtë.

“Ne nuk kemi asnjë zgjidhje por ne mund të ndihmojmë njerëzit të vijnë së bashku dhe të diskutojmë. Ne kemi nevojë për njohje reciproke”, ka thënë ish-ambasadori amerikan.

Sipas tij, rezultati pozitiv i këtij dialogu të brendshëm do të ishte ‘njohja reciproke e shteteve, njohja reciproke e objektivave ekonomike dhe kulturore, duke shtuar se studentët nga Kosova mund të studiojnë në Serbi dhe njerëzit e biznesit nga Kosova të shesin mallra në Serbi dhe anasjelltas’.

Munter ka shtuar se është e domosdoshme që të dyja vendet të bashkëpunojnë në mënyrë që e ardhmja e këtyre vendeve të jetë në BE.

Të ngjashme