Diaspora e Kosovës po voton edhe në Paris

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Francë ka bërë të ditur se procesi i votimit është hapur me kohë atje.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook bëhet thirrje që të kosovarët që jetojnë dhe veprojnë të dalin të votojnë.

“Hapja e vendvotimit në Ambasadën e Kosovës në Paris”.

“Sot, në orën 07:00, në Ambasadën e Kosovës në Paris u hap vendvotimi, në përputhje me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)”.

“Procesi po zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Të ngjashme