Diaspora kundër ”Qeverisë së Korruptuar”, paralajmërohet protestë më 28 Nëntor

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 15:57 | Nga

28 nëntori i këtij viti, duket se do përcillet ndryshe nga herat e kaluara siç ndodhte në Prishtinë duke u festuar si Dita e Flamurit Kombëtar.

Kjo për shkak të disa pakënaqësive nga një grup i diasporës, të cilët përmes një publikimi në facebook, kanë paralajmëruar një protestë në sheshin ”Skenderbeu” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Ky grup i mërgimtarëve kanë lënë të nënkuptojnë se janë të pakënaqur me udhëheqësit e institucioneve të vendit, pasi edhe motoja e kësaj proteste është quajtur ”Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”.

”Me 28 nëntor, Kosova nuk ka asnjë arsye të festoj derisa të udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar.
Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e sajë në këtë drejtim.
Ky organizim nuk është i organizuar nga asnjë parti politike por thjeshtë nga Kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët duan që ta japin kontributin e fundit për ta çliruar përfundimisht kosovën”.

Deri tani në eventin e publikuar nga i cili ftohen qytetarët për pjesëmarrje në këtë protestë, mbi 700 përdorues facebook-u janë shfaqur të interesuar për të qenë pjesë e saj ndërsa mbi 200 të tjerë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Këto shifra nuk janë përfundimtare pasi ato pritet të ndryshojnë varësisht nga interesimi i qytetarëve të Kosovës për të qenë pjesë e kësaj proteste e cila po thirret në emër të Diasporës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme