Mërgimtarë të shumtë vijnë në Kosovë për ta pritur Vitin e Ri

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

27 mijë e 573 persona kanë hyrë në Kosovë vetëm të shtunën.

Festat e fundvitit kanë bërë që ky numër i madh i mërgimtarëve t’u drejtohen rrugëve të gjata për në Kosovë.

E gjithë kjo që të jenë afër të dashurve të tyre dhe në vendin ku janë rritur në atmosferë festive.

Në bazë të të dhënave nga Drejtoritë Rajonale të Departamentit të Policisë Kufitare, në vikend kanë hyrë 52 mijë e 257 persona, shkruan Indeksonline. Ndërsa 2 mijë e 929 këmbësor kanë hyrë nëpër pikat kufitare në Kosovë.

Ky ritëm i mërgimtarëve nuk u ndal as të hënën.

Sipas të dhënave 24 mijë e 672 mërgimtarë kanë hyrë në vend të hënën.

E për këtë janë krijuar kolona të gjata këto ditë në pikat kufirtare. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikëkalimi duhet të pritet një orë, ndërsa për të dalë pritjet janë 15 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme