Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në qarkun e Dibrës gjatë pasdites së sotme.
Rreth dy hektarë pyje janë djegur në Qafë-Buall. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëset e bashkisë Klos dhe asaj Bulqizë.
Pavarësisht se zjarri është në territorin e bashkisë Klos, në ndihmë ka shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës. Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili po vijon të djegë një sasi të madhe pyjesh në Qafë-Buall./lapsi.al/