Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 në Maqellarë të Dibrës.
“Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes” thuhett në njoftimin zyrtar të policisë, raporton TCh.