Dibrani: Përkrahja e ShBA-ve, jetike për Shërbimin Korrektues të Kosovës

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, po merr pjesë në Konferencën e vitit 2024 të Shoqatës Korrektuese Amerikane, e cila po zhvillohet në Nashville, Tenesi, SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Dibrani tha se ka takuar drejtuesit e sistemeve korrektuese të shumë vendeve dhe se ka marr përkrahje nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shërbimin Korrektues.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar që në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Korrektuese Amerikane kam takuar drejtuesit e sistemeve korrektuese të shumë shteteve nga SHBA dhe vende të ndryshme të botës. Gjatë takimeve të zhvilluara në SHBA u rikonfirmua bashkëpunimi i përhershëm dhe vazhdimi i përkrahjes nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shërbimin Korrektues”, ka shkruar ai.

Ndëërkaq në Nashville është hapur edhe panairi ku po ekspozohen pajisje të sofistikuara të sigurisë.

“Së bashku me zyrtarët e lartë të ICITAP-it kemi identifikuar pajisje të nevojshme që do të sigurohen për SHKK, si: skanerë, kamera detektuese të telefonave, si dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë, të cilat pritet të vijnë në Kosovë gjatë muajit tetor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri kryesor në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme