DiCaprio e quan Thunbergun “lidere e kohëve tona”

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Aktori i famshëm i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, është figura e njohur më e fundit që lavdëroi aktivisten 16-vjeçare suedeze, Greta Thunberg, për luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike.

DiCaprio dhe Thunberg, të cilët janë shumë të zëshëm me misionin e tyre për luftën kundër ndryshimeve klimatike, së fundmi janë takuar për të diskutuar “angazhimin e tyre për të mbështetur njëri-tjetrin, me shpresën për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për planetin tonë”, shkruan NME. Më 2 nëntor, në një postim në Instagram, DiCaprio dokumentoi takimin e tyre dhe lavdëroi ndikimin e adoleshentes duke e quajtur Thunbergun një “lidere e kohëve tona”.

“Ka disa herë në historinë e njerëzimit kur zërat janë të amplifikuar në momente kaq të rëndësishme dhe mënyra të tilla transformuese – por Greta Thunberg është bërë një liderë e kohëve tona”, ka shkruar DiCaprio, transmeton Koha.net. “Historia do të na gjykojë për atë çfarë po bëjmë sot për të ndihmuar të garantojmë që gjeneratat e ardhshme të mund të kënaqen me të njëjtin planet të jetueshëm të cilin ne e kemi marrë aq qartë si të mirë”, shtoi ai.

“Shpresoj se mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi udhëheqësve të botës kudo që koha e mosveprimit ka mbaruar”, shtoi ai. Po ashtu, DiCaprio shtoi se ishte shumë i “nderuar” që ka takuar aktivisten adoleshente, duke thënë se të rinj të tjerë me mendje të njëjtë e kanë bërë atë shumë “optimist për atë se çfarë mban e ardhmja”.Koha.Net.

https://www.instagram.com/p/B4VL7ZnFrjf/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme