Ishte data 8 tetor e vitit 2005. Matematika e kualifikimit për Kupën e Botës “Gjermania 2006” ishte e thjeshtë.
Një fitore e Kamerunit në Egjipt do t’i kualifikonte për herën e gjashtë në këtë turne. Çdo rezultat tjetër veç fitores do t’i mundësonte Bregut të Fildishtë që të luante në Sudan dhe kishte një pikë më pak se Kameruni, të siguronte për herë të parë në Botëror.
Etiketimi “gjeneratë e artë” mund të jetë një barrë e vështirë e mbajtur, por ekipi i Bregut të Fildishtë në vitin 2015 ishte i tillë, transmeton KOHA, shkrimin e BBC.
Ata udhëhiqeshin nga sulmuesi Didier Drogba, pastaj kishin lojtarët si Kolo Toure, Emmanuel Eboue dhe Didier Zokora, të gjithë kishin karrierë të shkëlqyer në Premier League.
Mesfushori Yaya Toure, që asokohe ishte te Olympiacosi, ende konsiderohej i papërpunuar, dhe priste shkëlqimin e tij. Kjo ishte një skuadër që mund të arrinte gjithçka në futbollin e kontinentit afrikan.
Pavarësisht se pësoi dy herë nga Kameruni gjatë kualifikimeve, Bregu i Fildishtë i qëndronte afër të tabelë dhe me një ndjenjë vetëbesimi u fut në fushën e Sudanit në atë mbrëmje.
Megjithatë, derisa yjet e futbollit të Bregut të Fildishtë qëndronin në prag të historisë, në vendlindje po nxitej një skenë e errët.
Një luftë civile që filloi në vitin 2002 kishte ndarë vendin me qeverinë e presidentit Laurent Gbagbo që kontrollonte jugun dhe një fraksion rebel të njohur si “Forca e re” e Bregut të Fildishtë, të udhëhequr nga Guillaume Soro, duke kontrolluar veriun.
Luftimet shpërthyen më 19 shtator të vitit 2002, me rebelët që sulmuan qytete të ndryshme në të gjithë vendin. Sebastien Gnahore, një ish-futbollist që iku nga Bregu i Fildishtë, e kujton ende atë kohë.
“Ishte e tmerrshme. Kur e thirra motrën time, unë mund të dëgjoja të shtënat jashtë shtëpisë. Të gjithë u fshehën nën shtrat për katër ditë, dhe dolën vetëm për të gjetur ushqim”, kujton ai. “Unë jam kujdesur vetëm që familja ime të ishte mirë. Ky është shqetësimi i vetëm që kam pasur çdo mëngjes.” Dhuna fillestare ishte e ashpër, por jetëshkurtër, pasi të dyja palët u futën shpejt në një ndarje veri-jug.
Pjesa më e madhe e luftimeve kishte përfunduar në vitin 2004, por tensionet ishin në rritje edhe një herë në vitin 2005. E ardhmja e vendit të Afrikës Perëndimore dukej e zymtë.