Drogba kthehet te Chelsea

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 14:30 | Nga

Didier Drogba është drejt rikthimit te Chelsea, por jo si lojtar.

Sipas asaj që shkruan The Sun me burime brenda klubit të Chelseat, Drogba nuk ka nënshkruar në Brazil për tu kthyer në Londër.

Legjenda e Bluve nuk do të kthehet që të luajë në sulm me Diego Costan, por për një rol trajnues.

Sipas Globo Esporte, Drogba nuk ka nënshkruar me Corinthiansin pasi është i hapur për këtë ofertë.

Sezonin e shkuar Guus Hiddink i kishte ofruar Drogbas një rol si asistent menaxheri, por lojtari zgjodhi të kaloj në MLS te skuadra e Montreal Impact.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme