Federata Spanjolle e Futbollit tha se mjekët do të vazhdojnë të monitorojnë lëndimin e Costas dhe se sulmuesi i Chelsea-t do të mbetet në ekipin e përfaqësueses në ndeshjen miqësore me Francën.
Futbollisti spanjoll Diego Costa ka lënduar gjurin gjatë stërvitjes me ekipin e përfaqësueses së Spanjës të dielën, por testet konfirmuan se nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz.
Federata Spanjolle e Futbollit deklaroi se mjekët do të vazhdojnë të monitorojnë lëndimin e Costas dhe se sulmuesi i Chelsea-t do të mbetet në ekipin e përfaqësueses në ndeshjen miqësore kundër Francës, e cila është planifikuar për të martën në Saint-Denis
Costa i është nënshtruar ekzaminimeve të shumta pasi u largua nga stërvitja.