Zidane e konfirmon: Bale është lënduar sërish

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se Gareth Bale do të jetë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, pasi e pësoi një lëndim të lehtë në kyçin e këmbës në ndeshjen e së mërkurës, kur u kthye në formacionin e parë të Real Madridit.

Gareth Bale e shënoi golin e parë në fitoren me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca në Kupën e Mbretit, mirëpo nuk arriti ta vazhdojë lojën përtej minutës së 53-të, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Uellsit, Bale, i cili është përballur me lëndime dhe ftohje gjatë këtij sezoni, e bëri paraqitjen e tij të parë mbrëmë që nga fitorja e La Ligës kundër Getafes më 4 janar.

“Ai e ka kyçin pak të përdredhur. Nuk mendoj se është lëndim serioz, por, si gjithmonë, këtë do ta marrim vesh nesër. Ai nuk mund të vazhdonte të luante”, tha Zidane.

Kjo e vë në dyshim paraqitjen e Bale në skuadrën e Real Madridit sërish të dielën, kur Real Madridi do të përballet me Real Valladolidin në La Liga

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme