Zidane çdo ditë e më shumë ‘hedh’ dyshim mbi të ardhmen e tij

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madrid mund të jetë skuadër edhe më e mirë pa të në krye, derisa spekulimet vazhdojnë të rrjedhin edhe më shumë.


Francezi ka mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ku kryetema ka qenë e ardhmja e tij dhe jo ndeshja e nesërme ndaj Villarreal.

“Ka qenë shumë vështirë rrugëtimi të cilin e kemi bërë, mirëpo në fund kemi dhënë gjithçka për të ardhur këtu”, është shprehur Zidane.

Sa i përket të ardhmes së tij, Zidane ka thënë se fillimisht skuadra ka një ndeshje për të luajtur dhe më pas edhe do të vendoset e ardhmja e tij.

“Tani nuk është momenti për të biseduar kësi gjërash”, ka thënë ai kur është pyetur për të ardhmen e tij.

“Unë apo dikush tjetër, kjo nuk ka rëndësi. Është skuadra parësore. Nesër kemi ndeshje që është në interesin e gjithë neve. Kjo është e vërteta”.

Kur është pyetur nëse skuadra e Real Madrid do të bëhej skuadër më e mirë pa të në krye, ai është përgjigjur shkurtimisht: “Sigurisht”.

Ish trajneri i Juventusiot, Massimiliano Allegri është lidhur për një kalim të mundshëm në klubin madrilien.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme