Atletico Madridi dhe Diego Costa kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit, gjashtë muaj para kohe.
Futbollisti kishte kërkuar të largohej më herët nga klubi, edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit aktual.
Ai iu bashkua Atletico si 17 vjeçar (në vitin 2006), mirëpo ka luajtur për klube të ndryshme në formë huazimi dhe me kontrata afatgjate, teksa për herë të fundit u kthye në kryeqytetin spanjoll në vitin 2018.
“Sulmuesi, i cili kërkoi të largohej nga klubi për arsye personale, e nënshkroi ndërprerjen e kontratës që ishte valide deri më 30 qershor 2021”.
“Klubi e falënderon Diego Costan për përkushtimin e tij gjatë këtyre viteve dhe ia uron gjitha të mirat në fazën e ardhshme të karrierës së tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi