Muaji prill ka nisur me reshje i ftohtë dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe pse nuk do të mungojnë as ditët me diell.
Sipas Prishtina Weather kushtet meteorologjike do të jenë mjaft dinamike, që do të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell, e priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe të borës. Edhe pse herë-herë nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit.
Në pjesën e dytë të javës mund të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat të kthehen përreth vlerave normale.
Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, e ditën e martë orëve të mbrëmjes ka gjasa të kaloj edhe në vlera të dobëta, shkaku i qetësive më të shprehura, që edhe mbanë ndotësit më të koncentruar pranë sipërfaqes.
19.04 – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vranësirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe të shkurta bore.
20.04 – Kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë.
21.04 – Vranësira e intervale me diell. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
22.04 – Paradite diell, e gjatë ditës vranësirat shtohen.
Temperaturat minimale zbresin edhe në -1C ditën e martë, e më pas në rritje deri në 3C e 4C. Maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten rriten edhe deri në 17C e 20C.
Era frynë nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, e të enjten dhe premten ndryshon drejtimin në juglindore.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies ditën e premte.