Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 09:41 | Nga

Dieta me kos është një nga dietat e forta 7-ditore, e cila realizon një rënie në peshë mbresëlënëse: deri në 5 kg në javë!
Dieta me kos është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfra me karbohidrate. Ajo siguron elementët e nevojshëm ushqyes për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur dhe në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive.

Kjo bën që trupi për energjinë e nevojshme të sigurojë kaloritë nëpërmjet indeve dhjamore të depozituara, kryesisht në zonën e barkut, duke mundësuar në këtë mënyrë shkrirjen e yndyrave.

Dieta me kos përjashton ëmbëlsirat, duhanin, alkoolin dhe pijet e gazuara. Recetat e sallatave janë ndërtuar me shumë pak vaj ulliri. Rekomandohet që gjatë kësaj diete të konsumoni sa më shumë ujë, si dhe të kryeni aktivitete fizike për rezultate sa më të mira.

Dita e parë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: një filxhan kos.
Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier.
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).
Darka: 200 gr fileto pule.
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e dytë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta (mollë, boronica, pjeshkë).
Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate.
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).
Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale.
Para gjumit: Një gotë kos.

Dita e tretë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: Supë perimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).
Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile.
Para gjumit: Një banane.

Dita e katërt Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i bardhë).
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).
Darka: 2 kokrra patate të ziera, të regjura në uthull molle.
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e pestë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: 50 gr oriz.
Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale).
Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.
Para gjumit: Një thelë shalqi.

Dita e gjashtë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, si dhe një fetë buke e zezë ose integrale.
Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale).
Darka: Perime të pjekura në zgarë.
Para gjumit: Një thelë pjepër.

Dita e shtatë
Zgjidhni njërën nga recetat që dëshironi më shumë.

Kjo dietë rekomandohet të përsëritet jo më shumë se një herë në muaj. Pasi e realizuat dietën, kaloni gradualisht në recetat e personalizuara, duke pasur kujdes që të mos abuzoni me sasinë, pasi kilet që keni humbur mund t’i zëvendësoni sërish me shpejtësi.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/shneta/dieta-me-kos-per-te-humbur-5kg-per-nje-jave-495266/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme