Dieta mesdhetare parandalon diabetin e sëmundjet e zemrës

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 00:26 | Nga Ekonomia Online

Dieta mesdhetare është shumë e shëndetshme, duke qenë se është e pasur në fruta dhe perime dhe përmban shumë pak mish të kuq dhe produkte të qumështit.

Shkencëtarët kanë gjetur një tjetër arsye përse kjo dietë është e mirë për shëndetin – është e pasur në magnez.

Ky mineral gjendet më shumë tek perimet jeshile, frutat e thata, drithërat, mishi dhe peshku dhe ndihmon për parandalimin e disa sëmundjeve të pashërueshme. Erëzat, fasulet dhe kakaoja janë gjithashtu burime të pasura të magnezit.

Sekreti është që të mos konsumohet vetëm një nga ushqimet e mësipërme por një sërë ushqimesh që e përmbajnë këtë mineral, thonë shkencëtarët.

Një dietë e pasur në magnez ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës me 10%, të goditjes në tru me 12% dhe të diabetit të tipit 2 me 26%.

NHS rekomandon 300 mg magnez në ditë për meshkujt dhe 270 mg për femrat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme