Një person është ankuar në Policinë e Kosovës, se i janë djegur dy kamion dhe një furgon në Mitrovicë.
Siç njofton Policia e Kosovës, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, transmeton Klankosova.tv.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15000 euro. Policia e Kosovës bën me dije se rasti është duke u hetuar.