Dy automjete janë djegur natën mes 30 dhe 31 dhjetorit në Fushë Kosovë.
Dy automjete të tipit Mercedes dhe Fiat janë djegur në garazh, derisa zjarrfikësit dhe policia kanë intervenuar në kohë sipas banorëve.
E pronari i 2 automjeteve Zeqir Kastrati ka thënë se nuk ka asnjë ide se kush mund ta ketë bërë këtë.
Ai tha se nuk ka pasur asnjë problem me dikë që të dyshoj në të.
Nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë policia po vazhdon hetimet në venin e ngjarjes.