Dy automjete kanë marrë flakë pas mesnatës në një parking pallati në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.
Mësohet se një prej tyre, në pronësi të një gruaje, është edhe Mercedesi i përdorur nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.
Në vendngjarje shkuan ekipe zjarrfikësish që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia që po heton shkaqet e rënies së zjarrit, shkruan Top Channel.
Hetuesit kanë marrë në pyetje disa persona dhe kanë sekuestruar pamjet e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes.