Janë djegur dy vetura të Komunës së Zveçanit, rreth një orë e 40 minuta pas mesnate.
Këtë për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se nuk ka të lënduar, mirëpo shtoi se dyshohet për zjarrvënie.
“Dy vetura pronë të komunës së Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Elshani.
“Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha gjithashtu ai në një përgjigje për Ekonomia Online.